Në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga zjarret janë përfshirë mijëra hektarë pyje dhe toka bujqësore.

Në rrëzë të malit Pikes Peak, natën e së shtunën në të gdhirë të ditës së dielë, u evakuuan rreth 11 mijë persona. Pavarësisht nga përpjekjet e zjarrfikësve, zjarri në zonën e rezervatit rreth një prej objekteve më të mëdha atraktive të Amerikësë së Veriut, po vazhdon të përhapet me shpejtësi. Sipas njoftimeve të shërbimeve të emergjencës, gjatë dy ditëve të kaluara janë djegur rreth një mijë hektarë pyje.

Sipas vlerësimit të autoriteteve të vendit, për luftën kundër kësaj fatkeqësie të zjarrtë natyrore janë shpenzuar tashmë më shumë se katër milionë dollarë.