Në Parkun Kombëtar Galapagos në Ekuador vdiq breshka gjigande mashkull (elefant), e cila, siç mendojnë shkencëtarët, ishte përfaqësuesja e fundit e subspecieve të rralla të zvarranikëve me samar (krustace), njoftoi sot BBC. Sipas përllogaritjeve shkencëtarëve, breshke e quajtur “Lonesome George” ishte rreth 100 vjeç. Breshkat elefant - janë specie jashtëzakonisht të rralla që jetojnë vetëm në ishujt Galapagos. Në natyrë të egër ato jetojnë zakonisht 200-250 vjet, kurse në “robëri” - deri në 150 vjeç.

Për disa dekada me radhë zoologët janë përpjekur për të arritur nga “Lonesome George” riprodhimin e të vegjëlve, por ai me kokëfortësi preferonte vetminë.