Së paku 16 persona kanë gjetur vdekjen gjatë tre ditëve të fundit për shkak të përmbytjeve, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në krahinat jugore dhe veriore të Kinës.

Rrebeshet që po vazhdojnë për disa ditë me radhë kanë çuar në shkatërrimin e më shumë se 1.000 shtëpive, rreth 450 mijë persona u detyruan të braktisin banesat e veta. Dëmi që iu shkaktua ekonomisë së vendit u vlerësua nga autoritetet në rreth 20 milionë $. Sipas parashikimeve të meteorologëve, shirat në një kohë të afërt vetëm do të intensifikohen.