Sot do të zhvillohet vizita e parë në më shumë se shtatë vjet e Presidentit rus në Izrael. Në Netanya Vladimir Putin do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të memorialit për nder të fitores së Ushtrisë së Kuqe mbi Gjermaninë naziste. Monumenti u ndërtua me iniciativën e palës izraelite, vetë projekti i tij u përpunua nga autorë rusë. Pastaj Udhëheqësi rus do të takohet me Kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe Presidentin Shimon Peres.

Në ditën e dytë të vizitës së vet Putin do të zhvillojë bisedime në Betlehem me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe do të jetë i pranishëm në inaugurimin e Qendrës ruse për Shkencën dhe Kulturën. Pastaj, po atë ditë, në Jordani do të mbahet takimi i tij me Mbretin Abdullah II Bin Al-Hussein.