0Se kush është fajtor për aviakatastrofën: pilotët, dispeçerët apo personat që ndodheshin në bord - kjo do të duhet të sqarohet ende.

Tragjedia me avionin “Sukhoi Superjet-100” ndodhi më 9 maj të këtij viti. Gjatë fluturimit të demonstrimit në Indonezi avioni u përplas me një shpatmali vertikal. Se si nuk e panë pengesën pilotët me përvojë dhe si mundën të injoronin ata paralajmërimet vizuale dhe audible - të gjitha këto mbeten një mister i vërtetë, thotë një nga ekspertët rusë në fushën e aviacionit Roman Gusarov:

- Ka shumë mundësi që ky të ketë qenë një gabim në pilotim, por, ndoshta, edhe një mungesë e ndërsjellë e të kuptuarit mes pilotit dhe kontrolluesve të trafikut ajror (dispeçerëve). Do të duhet të jepen përgjigje në lidhje me një sërë pyetjesh: kush u morr me organizimin e këtyre fluturimeve në një aerodrom mjaft të komplikuar dhe të panjohur për pilotët tanë, larg rrugëve ajrore ndërkombëtare? Dhe nëse ishin me të vërtetë të nevojshme fluturime të tilla, kur apriori ato ishin të mbarsura me një përqindje të lartë rreziku?

Me mendimin se janë ende për t’u zbardhur shkaqet e aksidentit ajror është plotësisht dakort Zëdhënësja e Shtypit e "Korporata e Bashkuar e Ndërtuesve të Avionëve” Olga Kajukova:

- Në momentet aktuale është krejtësisht evidente se nuk bëhet fare fjalë për probleme teknike me avionin. Por nuk janë publikuar ende rezultatet zyrtare të hetimit paraprak. Ekzistojnë shumë detaje që do të duhet të shqyrtohen nga grupi i hetimit. Është e parakohshme tani për tani të parashikohen rezultatet përfundimtare.

Pas aksidentit ajror në Indonezi ekspertët shprehën mendimin, se industrisë së aviacionit rus iu dha një goditje dërrmuese dhe se kontrata për blerjen e avionëve “Superjet-100” kompania prodhuese as që do të ketë më që këtej e tutje. Për fat të mirë, parashikimet pesimiste nuk janë konfirmuar, thotë Olga Kajukova:

- Sot në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg u nënshkrua kontrata me një nga transportuesit kryesorë ajrorë të vendit - Kompaninë "Transaero" - për blerjen e gjashtë avionëve. Dhe, meqenëse pretendime teknike ndaj avionit nuk ka, unë nuk jam e prirur të mendoj se perspektiva komerciale e projektit është e lidhur me rreziqe të mëdha.

Konkluzionet përfundimtare të komisionit të pavarur indonezian, i cili po merret me studimin e të gjitha rrethanave të aksidentit me pjesëmarrjen e ekspertëve rusë, do të shpallen afërsisht pas një viti.

Svetllana Andrejeva