Ndalimi i importet të naftës iraniane në vendet e BE-së do të hyjë në fuqi më 1 korrik, siç është parashikuar, pa përjashtime dhe shtzrje të afatit. Kjo ia deklaroi gazetarëve të premten një zyrtar i lartë i BE-së në kushte anonimiteti.

Duke iu përgjigjur pyetjes se si do të përballet me këtë problem Greqia, ai njoftoi se përfaqësuesit e institucioneve të BE-së e kanë diskutuar me delegacionin grek këtë situatë.

Zyrtari kujtoi se Greqia ka marrë pjesë në marrjen e vendimit nga ana e Këshillit të BE-së në janar për të vendosur një embargo për importin e naftës iraniane nga 1 korriku "dhe ajo do ta zbatojë këtë vendim si 26 vendet e tjera anëtare të BE-së. Nga ky këndvështrim, nuk ka asnjë problem".