Në galerinë e pikturave në New York Manhattan është vjedhur piktura e artistit të madh spanjoll Salvador Dali "Don Juan Tenorio". Kanavacën me vlerë $ 150,000 e kanë nxjerrë nga galeria në kohën, kur ajo është më e vizituar. Incidenti ndodhi të martën e kaluar, por ndodhia u morr vesh vetëm tani.

Veprën e artit hajduti arriti ta nxjerrë nga salla në katin e tretë në kohën e pikut të vizitorëve në prani të rojes. Një djalë i ri iu afrua pikturës dhe kërkoi leje për ta fotografuar atë. Roja refuzoi dhe u detyrua të merrej me një tjetër vizitor. Hajduti, duke përfituar nga momenti, e futi kanavacën në një çantë shopping-u dhe u largua nga vendi i krimit.