Policia austriake ndaloi një burrë, i cili e quajti veten nipi i ish-Presidentit të Irakut Saddam Hussein dhe kërkoi azil politik në këtë vend.

Siç njoftoi një përfaqësues i Ministrisë austriake të Punëve të Brendshme, burri deklaroi se fluturoi në Austri me pasaportë të rreme. Pas mbërritjes, ai ia ktheu letrat njeriut që organizoi fluturimin e tij me avion.

Ai gjithashtu shtoi se është nipi i Presidentit të ekzekutuar të Irakut. Sipas të dhënave të gazetës më të madhe austriake Kronen Zeitung emri i personit është Bachar N.