Të paktën 14 persona u vranë dhe 106 u plagosën si reyultat i dy shpërthimeve sot në veri të Bagdadit.

Dy bomba të vendosura në rrugë shpërthyen në afërsi të një tregu të populluar në lagjen shiite të kryeqytetit. Pajisjet e komanduara në largësi u aktivizuan, kur sheshi ishte i mbushur me njerëz.

Gjatë javëve të fundit grupet radikale lokale kanë kryer një seri aktesh terroriste të drejtuara kryesisht kundër përfaqësuesve të komunitetit shiit në Irak. Që nga fillimi i muajit në vend në total 130 persona kanë rënë viktima të shpërthimeve dhe sulmeve.