Sot në ditën përkujtimore dhe të zisë Presidenti rus Vladimir Putin nderoi kujtimin e të rënëve në Luftën e Madhe Patriotike. Ai vendosi një kurorë me lule tek Flaka e Përjetshme në Varrin e Ushtarit të panjohur në Kopshtin e Aleksandrit në Moskë.

Në ceremoninë solemne kushtuar datës së zisë gjithashtu morrën pjesë Kreu i Këshillit të Federatës Valentina Matvienko, Kreu i Administratës së Presidentit Sergei Ivanov, Zëvendës kryeministri Dimitri Rogozin, Ministri i Mbrojtjes Anatoli Serdjukov, krerët e ministrive dhe departamenteve të tjera, veteranët-udhëheqës ushtarakë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ceremonia përfundoi me një marshimin ceremonial të trupave të garnizonit të Moskës.