Një vizatim i panjohur më parë i Rembrandt-it u zbulua në papafingon e shtëpisë së tij nga një banor i fshatrave skoceze.

Sipas informacionit nga mediat lokale ekspertët konfirmuan origjinalitetin e skicës së vizatuar me pastel të zi që përshkruan një varfanjak të verbër me një djalë dhe një qen. Përveç kësaj zbulimi i papritur ka ndihmuar për të vërtetuar se vepra me një kompozim të ngjashëm që i atribuohej më parë mjeshtërit të shquar që ruhet në një muze të Berlinit është një kopje. Përveç skicës që përshkruante një lypës në papafingo i zoti i shtëpisë gjeti dhe pesë vizatime të tjera të tjera, të cilët sipas ekspertëve i përkasin nxënësve të Rembrandt-it. Të gjitha punimet do të nxirren në shitje në ankand.

Se si krijimi i mjeshtërit të madh u gjet në shtëpinë e skocezit nuk jepen detaje.Pronari ka thënë se atij as që ia merrte mendja se në shtëpinë e tij ruhej njël objekt artistik me kaq vlerë.