Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një mbledhje operative me anëtarët e Këshillit të Sigurimit, njoftoi sekratri për shtyp i kreut të shtetit Dimitri Peskov.

0Në mbledhje u diskutuan rezultatet e samitit të përfunduar kohët e fundit në Meksikë të vendeve të "Big 20", ku delegacionin rus e kryesoi Vladimir Putin, si dhe çështjet aktuale të zhvillimit social-ekonomik të axhendës së brendshme ruse, situata në ekonominë globale, duke marrë parasysh bisedimet e Presidentit të Rusisë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg me krerët e kompanive botërore energjetike dhe të investimeve, tha D.Peskov.