Së paku 17 persona, duke përfshirë disa pengje, u vranë si rezultat i marrjes peng të hotelit në periferi të qytetit të Kabulit nga rebelët talebanë, njoftuan zyrtarët e policisë lokale.

Operacioni për lirimin e pengjeve përfundoi. Sipas të dhënave të policisë në mesin e të vrarëve ka 12 civilë dhe 5 rebelë. Sipas disa njoftimeve gjatë operacionit gjithashtu u vranë tre roje të hotelit dhe një polic.

Siç është njoftuar më parë, grupi i militantëve të lëvizjes "Taliban" natën para të premtes mori nën kontroll një hotel në periferi të kryeqytetit afgan dhe mbajti peng banorët e hotelit.