Punonjësit e CIA-s amerikane shpërndajnë armë mes grupeve të opozitës siriane nëpërmjet rrjetit të jashtligjshëm të ndërmjetësve në jug të Turqisë, pohon gazeta turke "Zaman".

Sipas të dhënave të saj opozitarët sirianë marrin automatikë, granatë-hedhës, sisteme anti-tank, blerja dhe transporti i të cilëve bëhet për llogari të Turqisë, Arabisë Saudite dhe Katarit. Ndërkohë një burim nga qeveria turke deklaroi për gazetën se Ankaraja e përjashton një veprimtari të tillë nga ana e saj.

Siç thekson gazeta "Zaman", CIA kontrollon furnizimin me armë për shkak se është e shqetësuar në lidhje me rrezikun e rënies së armëve në duart e ekstremistëve, në mënyrë të veçantë të "Al-Qaeda-s".