Sipas burimeve opozitare bjelloruse të Internetit në qytetin bjellorus të Grodno është arrestuar gazetari i gazetës polake "Gazeta Wyborcza" Andrzej Poczobut.

Gazetarit, i cili në verën e vitit 2011 u dënua me tre vjet burgim me një shtyrje të zbatimit të vendimit për dy vjet për shpifje kundrejt Presidentit të Republikës Aleksandër Llukashenko, i parashtrohet po e njëjta akuzë.

Shkak për këtë akuzë u bënë artikujt e Poczobut në faqet e Internetit të opozitës "Karta '97" ("Хартия '97") dhe "Partizani bjellorus" ("Белорусский партизан"). Në parashtrimet e tij gazetari shprehu pikëpamjen se Llukashenko ka ndikuar në rezultatin e procesit gjyqësor të aktit terrorist në metronë e Minskut: në nëntor të vitit 2011 gjykata dënoi Vladisllav Kovaljovin dhe Dmitri Konovallovin me vdekje, dhe në mars të vitit 2012 ata u ekzekutuan.