Ushtarakët afganë shpëtuan 35 deri në 40 persona të marra peng nga talebanët në hotelin luksoz jashtë qytetit të Kabulit. Siç njoftohet nga Agence France-Presse ndër personat e nxjerrë nga hoteli ka gra dhe fëmijë. Sipas të dhënave të Associated Press dy nga tre militantët që sulmuan hotelin u vranë. Mbetën të vrarë tre rojet e hotelit dhe një punonjës policie.

Operacioni për të lirimin e pengjeve po vazhdon për më shumë se tetë orë. Përveç forcave afgane të sigurisë në operacion janë duke marrë pjesë dhe ushtarakët e NATO-s, duke përfshirë edhe aviacionin.

Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër "Taliban". Siç u tha nga përfaqësuesit e tij, sulmi ishte një ndëshkim për mbrëmjen e zhurmshme, të cilën vizitorët e hotelit organizuan në prag të së premtes së shenjtë të myslimanëve.