Procesi gjyqësor mbi çështjen e Anders Breivik përfundon sot.

Breivik pranoi vrasjen e 77 personave në Oslo dhe në ishullin e Utoja më 22 korrik të vitit 2011.

Prokurorët kërkuan që Breivik të shpallet i sëmurë mendor dhe të shtrohet në një spital psikiatrik, por i vetë i pandehuri e kundërshton këtë. Pritet që avokatët e Breivik do të kërkojnë dënim me burg për të.

Siç raporton korrespondenti i BBC, në gjykatë Breivik ka kërkuar të vërtetojë se veprimet e tij shpjegohen në bazë të pikëpamjeve të tij ekstreme të djathta dhe anti-myslimane dhe ai nuk dëshiron të shihet si një skizofren paranojak.