Virusi i gripit të shpezëve H5N1 mund të shndrrohet në një formë që mund të përcillet nga një njeri tek tjetri nëpërmjet ajrit, thuhet në një studim të ri të botuar në revistën Science.

Tani për tani virusi nuk mund të përhapet nëpërmjet ajrit dhe në rrezik janë vetëm personat të cilët janë në kontakt të afërt me shpendët. Por në natyrën e egër është i mundur një mutacion i virusit si rezultat i të cilit virusi do të fitojë aftësinë e percjelljes nëpërmjet ajrit.

Autoritetet amerikane u përpoqën të ndalojnë publikimin e studimit nga frika se ai mund të përdoret nga grupet terroriste për të krijuar armë biologjike.