Themeluesi i site zhurmëmadh “WikiLeaks" Julian Assange sot bëri deklaratën e parë publike nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, ku është fshehur tashmë që prej 3 ditësh në pritje të vendimit të autoriteteve të këtij vendi të Amerikës Latine për t'i dhënë atij azil politik. Në një intervistë me korrespondentin e radios australiane ai tha se nuk e di ende se sa kohë do të marrë shqyrtimi i kërkesës së tij nga ana e autoriteteve të Ekuadorit dhe nëse do të rezultojë ai i suksesshëm për të. Assange e shpjegoi demarshin e vet me faktin se ia ka frikën ekstradimit në Suedi për akuza të krimeve seksuale, për të cilin Britania e Madhe tashmë ka dhënë pëlqimin e vet.

Assange beson se Stokholmi, nga ana e vet, do t'a dorëzojë atë në SHBA, ku atë e pret fajësimi për zbulimin e të dhënave sekrete. Në web site e drejtuar prej tij “WikiLeaks" janë botuar mijëra materiale sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit.