SHBA-të dhe Koreja e Jugut filluan sot manovrat e përbashkëta më të mëdha një-ditore ushtarake në histori me qitje të masivizuara luftarake në afërsi të kufirit me Korenë e Veriut. Ato i përkushtohen 62-vjetorit të fillimit të Luftës së Koresë të viteve 1950-1953.

Në këto manovra stërvitore janë përfshirë më shumë se dy mijë ushtarakë, avionë luftarakë (gjuajtës) F-15K, një aeroplan i tipit E-737 “Peace Eye” ("Syri i Paqes"), aeroplanë gjuajtës T/A-50, helikopterë AH-64 "Apache" dhe tanke.

Lufta e Koresë filloi më 25 qershor të vitit 1950. Në të morrën pjesë më shumë se 20 vende, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara. Konflikti i armatosur përfundoi në vitin 1953 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Armëpushimit, e cila mbetet ende në fuqi.