Marinarët australianë dhe indonezianë arritën të shpëtojnë 110 persona nga anija, e cila u përmbys të enjten jo larg brigjeve të Indonezisë. Ata gjetën gjithashtu edhe trupat e tre viktimave.

Operacioni i kërkimit të pasagjerëve të tjerë po vazhdon. Anija, që u fundos, po lundronte drejt Ishullit të Pashkës, i cili ndodhet në territorin e Australisë. Në bordin e saj ishin rreth 200 persona, siç presupozohet refugjatë nga Sri Lanka.