Sot Rusia kujton me pikëllim në zemër të rënët në vitet e Luftës së Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore). Në agim të 22 qershorit të vitit 1941 Gjermania hitleriane sulmoi Bashkimin Sovjetik (BRSS).

Në atë luftë Bashkimi Sovjetik humbi 27 milionë bij e bija të vet. Në kujtim të tyre sot në mbarë vendin po zhvillohen aktivitete të posaçme. Rusët ndezin qirinj dhe vendosin lule pranë përmendoreve të luftëtarëve të rënë. Në të gjithë tempujt e Kishës Orthodhokse Ruse kryen shërbime përshpirtjeje. Një nga ngjarjet kryesore të ditës do të jetë ceremonia e vendosjes së kurorave tek Varrin i Ushtarit të Panjohur në Moskë me pjesëmarrjen e Presidentit rus Vladimir Putin, udhëheqësve të tjerë të vendit dhe veteranëve.