Kryeministri rus Dimitri Medvediev ka propozuar aplikimin e parimit të përgjegjësisë së përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve të proceseve globale ekonomike dhe politike. Kjo është një përgjigje universale ndaj pasojave të krizës globale, vuri në dukje ai.

Medvediev i bëri thirrje gjithë partnerëve të Rusisë të udhëhiqen nga e njëjta pozitë. Platformë kryesore për vendim-marrjet në përgjigje të krizës financiare, sipas tij, duhet të mbetet Forumi i “Njëzetëshes së Madhe”. Megjithatë, në etapën e radhës është i domosdoshëm intensifikimi i dialogut të “Grupit të Njëzetëshes” me shtetet e tjera. Kjo është e nevojshme për të siguruar interesat e secilit vend gjatë marrjes së vendimeve për të ardhmen e arkitekturës financiare globale, theksoi Kryeministri rus.