Prokuroria e Norvegjisë kërkoi që "pushkatari norvegjez" Anders Breivik, i cili akuzohet për vrasjen e 77 personave, të shtrohet për trajtim të detyrueshëm në një klinikë psikiatrike, raporton Agjencia France Presse.

Ky vendim do të thotë se Prokuroria e cilëson Breivikun të sëmurë mendor, pavarësisht opinioneve kontradiktore të ekspertëve mbi gjendjen e shëndetit të tij psikik.

Gjykata në Oslo ka hyrë në fazën përfundimtare të shqyrtimit të çështjes së terroristit. Ai rrezikon 21 vjet burg ose trajtim të detyruar psikiatrik.