Rusia planifikon të mbështesë dhe më tej zonën e euros. Kjo u njoftua nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjatë një fjalimi të enjten në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

"Përkundër të gjitha problemeve të njohura në eurozonë, ne mbajmë një pjesë të konsiderueshme të rezervave tona ndërkombëtare në euro dhe nuk ndërmarrim hapa të njëanshme që mund të komplikojnë situatën tashmë edhe kështu të vështirë të monedhës së përbashkët evropiane", - tha ai.

Presidenti rus shpreson se në takimin e liderëve europianë do të merren masa për daljen nga kriza të eurozonës. Sipas mendimit të tij, "rezultatet e zgjedhjeve në Greqi si dhe fryma e Komisionit Europian për të forcuar disiplinën fiskale janë inkurajuese".