Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) e SHBA-ve ka marrë përsipër organizimin e furnizimit me armë dhe municione të opozitës siriane, shkruan gazeta "The New York Times" duke iu referuar burimeve të larta zyrtare në Uashington.

Sipas këtyre të dhënave, në Turqinë jugore që prej disa javësh po punon ekipi lëvizës i bashkëpunëtorëve të CIA-s, të cilët kërkojnë përfituesit e ndihmës ushtarake si dhe ndihmojnë që ta kalojnë atë përtej kufirit. Një nga kanalet e dërgimit të municioneve rebelëve është dega siriane e lëvizjes "Vëllazëria Myslimane".