Avioni "Fokker-27", që i përket Forcave Ushtarake Ajrore të Indonezisë, gjatë uljes të enjten pasdite në aeroportin e kryeqytetit Halim Perdanakusuma u përplas me një godinë banimi pranë pistës së uljes, informojnë mediat kombëtare.

"Për momentin ne dimë vetëm emrat e pilotit të parë dhe të dytë. Shkaqet e aksidentit dhe ekzistenca e pasagjerëve në bord janë duke u hetuar", - deklaroi përfaqësuesi zyrtar i Forcave të Armatosura të Indonezisë Iskandar Sitompul.