Korporata shtetërore ruse "Rosatom" është e gatshme të derdhë paratë e pashfrytëzuara për investimin e ndërtimit të centralit bërthamor bullgar "Belene", në ndërtimin e elektrostacioneve atomike në Republikën Çeke, Britaninë e Madhe ose vende të tjera, - deklaroi Sergei Kirienko, i cili merr pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut. Nga Shën Petersburgu raportojnë korrespondentët e "Zërit të Rusisë".

Sipas fjalëve të tij, më 2 korrik përfundon afati i dorëzimit të aplikacioneve për tenderin e ndërtimit të centralit bërthamor "Temelin" në Republikën Çeke. "Pastaj ne presim nga qeveria çeke që ajo të përcaktojë rregullat për investimin e projektit", - tha Kirienko. Sipas tij, "Rosatom" mund të marrë pjesë në mënyrë direkte në investime, por vëllimi i investimeve do të varet megjithatë nga kushtet e palës çeke.