Kuotimi i kontratës së muajit gusht për naftën e markës WTI (West Texas Intermediate) ra në bursë për herë të parë nën 80 $ për fuçi që nga tetori i vitit 2011 për shkak të shqetësimit të investitorëve në lidhje me dobësimin e kërkesës për lëndët djegëse.

Çmimi i futures ka rënë gjatë kohës së tregtimit në ankande me 1.9 % - deri në 79,92 $ për fuçi. Nga maja më e lartë e këtij viti çmimi i naftës WTI ka rënë me 27 %.

Nafta Brent tashmë që prej disa ditësh po shitet në nivelin minimal të çmimit që nga fillimi i vitit 2011. Të enjten kostoja e future së saj për muajin gusht luhatet nën 92 $ për fuçi.