0Sot sfera e aplikimit të aparateve fluturuese pa pilot (AFPP) është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme. Ushtarakëve u intereson veçanërisht përdorimi i AFPP-së për qëllime sulmi, domethënë për të dhënë goditje sulmuese ndaj forcës së gjallë dhe teknikës luftarake të kundërshtarit. “Predatorët” amerikanë janë përdorur aktivisht nga SHBA-ja dhe aleatët e saj në Irak, sikurse edhe në operacionet kundër terrorizmit në Pakistan dhe Jemen. Projektet për krijimin e AFPP-së me funksione goditëse po zhvillohen në vende të tilla si Izraeli, Kina, India, në Afrika e Jugut. Rusia, gjë kjo që është mëse e natyrshme, nuk mund të mbetet progresit tekniko-ushtarak. Ekspertët japin gjykimet e tyre sa i përket asaj, se kush mund të merret me përpunimin e AFPP-së dhe çfarë karakteristikash duhet të zotërojë kjo lloj arme. Fjalë, ka shumë të ngjarë, të bëhet për dy kompani konkrete, vëren eksperti rus në fushën e avionëve pa pilot Denis Fedutinov:

- Në Rusi me përpunimin e avionëve të tipit të atyre amerikanë pa pilot “Predator” po merren dy kompani: “Tranzas” nga Shën Petersburgu dhe “Sokoll” nga Kazani. Ato fituan tenderin e zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes vitin e kaluar. Dhe aktualisht po konstruktojnë dy aparate. I pari ka një masë afërsisht prej 1 ton, ndërsa i dyti barazpeshon me “Predatorin B” amerikan. Masa e tij është pothuaj 4.5 - 5 ton.

Sigurisht karakteristikat e AFPP-së ruse, të cilat do të dëshironte t’i kishte Ministria e Mbrojtjes, nuk dalin nga sekreti. Por ekspertët mendojnë se konstruktorët do të përpiqen t’i afrojnë ato me analogët botërorë, pra që të jenë analoge me sistemet e tjera pa pilot, vë në dukje Kryeredaktori i revistës “Mbrojtja kombëtare” («Национальная оборона») Igor Korotçenko:

0- E rëndësishme është që të mundësohet realizimi i një regjimi pilotimi shumëorësh, përzgjedhja e shënjestrave si dhe garantimi i komandimit në distancë nga operatorët, të cilët do jenë të vendosur disa mijëra kilometra larg aparatit fluturues. Për rrjedhojë është i domosdoshëm kanali satelitor i lidhjes dhe ritransmetimit. Sa i përket armëve ofensive goditëse të këtij avioni, kjo çështje nuk është zgjidhur ende, meqenëse projekti ndodhet në fazën e tij fillestare. Mendoj, që në kushtet e Rusisë, AFPP-ja goditëse do të gjejë zbatim, para së gjithash, në rajonin e Kaukazit të Veriut për monitorimin e situatës dhe asgjësimin e bandave të armatosura ilegale.

Oleg Nehaj