0Por, jo shumë kohë më parë, Hemler i bëri, megjithatë, një telefonatë fatpërcaktuese, fatale të afërmve përtej oqeanit, pas së cilës historia me dezertimin mori dhenë.

Më 10 qershor të vitit 1984 David Hemler braktisi repartin e Forcave Ushtarake Ajrore (FUA) të SHBA-së në Gjermani dhe u nis me autostop për në Suedi, ku ndërroi edhe emrin, duke thënë se prindërit e tij kishin qenë endacakë, dhe kështu nisi punën në një restorant. Mbas nje viti e gjysëm ai u bë zyrtarisht shtetas suedez. Sipas Hemlerit, ai kurrë nuk kishte patur në plan të jetonte larg shtëpisë dhe ç’është më e rëndësishmja, jo kaq gjatë, por me kalimin e kohës tmerri prej policisë ushtarake bëri të vetën.

Sot, 49 vjeçari David Hemler ka një detyrë shtetërore dhe jeton së bashku me gruan dhe dy fëmijët në qytetin e Upsalas. Në shtetin ku ka lindur, në Pensilvani, kanë mbetur i vëllai dhe prindërit 70 vjeçarë. Siç bën të ditur gazeta amerikane “The New York Times”, Hemler dërgoi një letër në Zyrën qendrore të FUA-së të SHBA-së për t’u bërë me dije se çfarë pasojash mund të binin mbi të, nëse ai do të vendoste të kthehej në Pensilvani. Atë e njoftuan, se edhe pse kanë kaluar tashmë 28 vjet, mbi të bie, gjithësesi, përgjegjësia penale për shkak të dezertimit.

Me fjalë të tjera, Hemler nuk ka se për çfarë të shqetësohet. Ulf Valenthaim, me detyrë në postin e Këshilltarit të Vjetër për çështjet e drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë të Suedisë, njoftoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” se për ekstradimin e Hemlerit janë të domosdoshme disa kushte të caktuara:

- Midis Suedisë dhe SHBA-së ekziston një marrëveshje për dorëzimin e kriminelëve, por një prej kushteve më kyç për ekstradim është shkelja e dyfishtë e ligjit. Për pasojë, palët duhet ta pranojnë veprimtarinë e njeriut të kërkuar si jo të ligjshme. Në kushtet kur SHBA-ja do të bëjë kërkesën për ekstradim, ne do të zhvillojmë hetimin tonë të akuzave që i inkriminohen atij, në mënyrë që të vendosim nëse përbëjnë veprimet e tij shkelje të ligjit në Suedi apo jo. Gjithashtu, ia vlen të kihet parasysh edhe fakti se ka kaluar shumë kohë që nga momenti i dezertimit të tij dhe ka të ngjarë që të jetë konsumuar koha për hetimin e krimit.

0Kësisoj, David Hemler kërcënohet me burg vetëm nëse ai vendos të fluturojë për në SHBA. Por këtë gjë ai s’ka ndërmend ta bëjë.

Julia Monahova