0Problemi kryesor vazhdon të mbetet, si dhe më parë, i pa ezauruar - partitë e koalicionit nuk kanë ndonjë recetë konkrete për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë, ndërsa kjo do të thotë se si rrjedhojë nuk ka as qeveri greke, thotë analisti politik rus Vasili Kolltashov:

- Greqia nuk është në gjendje të përballojë barrën e rëndë të gjithë detyrimeve që i janë imponuar asaj. Por, megjithatë, kabineti i ri i ministrave do të përpiqet të vazhdojë politikën e kursimit të rreptë. Edhe nëse do të ndërmerren ndofarë hapash për reduktimin e borxhin publik të Greqisë, vendin kjo nuk do ta shpëtojë dot megjithatë. Definitivisht mund të themi vetëm një gjë, se Greqia do të mbetet në zonën e euros gjatë drejtimit të kabinetit aktual të ministrave. Nuk mund të ketë kurrfarë dalje nga eurozona, shkëputje marrëdhëniesh me BE-në dhe ristrukturim të pavarur të borxheve për të.

Janë fort të mira shanset që Greqia të marrë edhe transhin e premtuar prej 20 miliardë euro nga BE-ja dhe FMN-ja. Sepse tani anëtarët e Fondit Monetar kanë se me kë të bisedojnë - në vend u zgjodhën kryeministri dhe qeveria. Vetëm se në këtë rast lind natyrshëm pyetja: për çfarë do të shpenzohen këto para? Megjithatë kjo nuk është tani çështja kryesore në rendin e ditës, mendon eksperti rus Aleksandër Tevdoi-Burmuli. Është shumë më e rëndësishme të dihet se për sa kohë do të mund të mbahet kabinetit të ri i ministrave?

- Ky është një bashkim i përkohshëm. Forcat që hyjnë në të nuk janë të interesuara për zhvillimin e ngjarjeve sipas një skenari shpërthyes, bombastik, të lidhur me daljen e vendit nga zona e euros. Por ndërsa të djathtët janë më të prirur për të përmbushur detyrimet e parashikuara në paktin evropian, të majtët nuk shprehen fort entuziastë për këtë. Dhe, si rezultat, ka shumë të ngjarë të lindë ndojë situatë e tillë, kur protestat sociale ta shpërthejnë nga brenda qeverinë dhe të çojnë si rrjedhojë në shpërbërjen e koalicionit. Në këtë rast është e vështirë të presupozohet se Greqia do të përmbushë detyrimet e veta të parashikuara në marrëveshjen buxhetore me BE-në. Nëse do të ndodhë kështu, atëherë përsëri lind pyetja: a do të mbetet Greqia në zonën e euros apo jo?

Kundërvajtëse të biznes- mentalitetit të qeverisë dhe parlamentit do të bëhen jo vetëm protestat në rrugë, por edhe vetë Parlamenti, përfaqësuesit e një sërë partive që hyjnë në të. Në veçanti, të SYRIZA-s së majtë radikale të udhëhequr nga Alexis Tsiprasom, të cilët nuk dëshiruan që të hyjnë në koalicionin e tre palëve dhe që vazhdojnë të dalin edhe tani kundër marrëveshjes së kredisë me BE-në dhe FMN-në.

Ndërkohë, disa ekspertë të sferës së ekonomisë nuk besojnë se krijimi i qeverisë do të mundë të ndikojë në mënyrë kardinale në ndryshimin e situatës në vend. Madje më tepër se kaq, ata parashikojnë kthimin e Greqisë tek dhrahmia madje që në tetor.

Svetllana Andrejeva