Ndryshimet e afteve kohore të nisjes nga kozmodromi "Bajkonur" të raketëmbajtëses "Proton-M" me satelitin "Sirius-5" mund të sjellin si pasojë sanksione në formë gjobash, që klientët e huaj kanë të drejtë të ndërmarrin kundrejt Rusisë, deklaroi Drejtori i Cluster-it kozmik të Fondit "Skolkovo" Dimitri Payson. "Por më mirë le të shtyhen lëshimet e objekteve kozmikë se sa të ndodhë ndonjë aksident" - shtoi ai.

Eksperti mendon se difekti i zbuluar në raketën "Proton-M", kur ajo ishte pozicionuar në pikën e lëshimit, nuk duhet të jetë serioz. "Difekti do të gjendet, do të eliminohet dhe lëshimet e raketave "Proton" do të përfshihen në grafik", - tha Payson.