Të enjten Gjykata në Oslo do të fillojë fazën përfundimtare të shqyrtimit të çështjes së "pushkatarit norvegjez" Anders Breivik, i cili vrau 77 persona në një sulm terrorist të dyfishtë në Norvegji vitin e kaluar. Pritet që më 21 qershor prokurorët të mbajnë fjalën përmbyllëse përballë jurisë popullore dhe të komentojnë, në veçanti, rezultatet e ekzaminimit psikiatrik të terroristit.

Më tej gjykatës do t’i duhet të përcaktojë nëse Anders Breivik mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij apo jo. Nëse gjykata vendos se terroristi është i arsyeshëm, ai mund të përballet me dënimin 21 vjet burg. Nëse do të merret vendimi se i pandehuri ka probleme serioze psiqike, atëherë ai do të dërgohet për trajtim në një klinikë të specializuar psikiatrike.