Irani është në gjendje të grumbullojë materiale të mjaftueshme për të prodhuar armën bërthamore pas 4 muajve, thuhet në raportet e ekspertëve amerikanë.

"Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), duket fare qartë se Irani mund të prodhojë armë bërthamore në një periudhë shumë të shkurtër kohore, në qoftë se do ta dëshirojë këtë", - deklaroi përfaqësuesi i Qendrës së politikës dy-partiake Steven Rademaker, duke folur para Komisionit për çështjet e forcave të armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve.

Nga ana tjetër, Presidenti i Institutit të Shkencave dhe Sigurisë Ndërkombëtare David Albright, duke marrë fjalën në Dhomën e Përfaqësuesve, deklaroi se Iranit do t’i duhen të paktën 4 muaj për të përftuar një sasi të të mjaftueshme uraniumi të pasuruar deri në 90 % për të prodhuar bombën atomike.