Turqia planifikon të ndërtojë 12 blloqe reaktorësh bërthamorë në 7-8 vitet e ardhshme. Në lidhje me këto plane informoi sot në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut Ministri turk i Energjisë Taner Yildiz.

"Bota nuk mund të bëjë pa energji bërthamore", - tha Ministri turk. Ai rikujtoi se Turqia është duke bashkëpunuar me Rusinë për ndërtimin e centralit bërthamor "Akkuyu".

"Në 7-8 vitet e ardhshme ne do të zhvillojmë industrinë bërthamore. Ne duam të vemë në punë 12 blloqe reaktorësh bërthamorë", - njoftoi ai.

Sipas fjalëve të Yildiz, Turqia po vazhdon bisedimet me Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën dhe Kanadanë për ndërtimin e centraleve bërthamore, por nuk përjashton edhe pjesëmarrjen e vendeve të tjera në këto projekte. Ministri theksoi se Turqia do të zgjedhë "ofertën më të sigurtë dhe më cilësore".