Trupi i tifozit irlandez 21-vjeçar, i cili u zhduk të dielën pa lënë gjurmë, u gjet të mërkurën në lumin Brda në qytetin Bydgoszcz në veriperëndim të Polonisë.

Natën para së dielës djaloshi po shëtiste me miqtë e tij në zonën lokale të tifozëve. Pak pas mesnatës ai u shkëput nga grupi dhe humbi. Miqtë e tij njoftuan policinë në lidhje me zhdukjen e tij të dielën. Kërkimet vazhduan plot 3 ditë. Të mërkurën ekipet e shpëtimit e gjetën trupin pa jetë të të riut në lumë. Bashkë me kufomën u gjetën dhe dokumentet në emër të irlandezit të zhdukur. Shenja të dhunës në trup nuk u gjetën. Prindërit e djaloshit u nisën për në Poloni për identifikimin e kufomës.