Autoritetet ruse kanë filluar përgatitjen për evakuimin e qytetarëve rusë nga Siria në rast të përkeqësimit të konflikteve apo ndonjë ndërhyrje të huaj ushtarake në këtë vend. Për këtë në numrin e vet të datës 21 qershor shkruan gazeta ruse "Vedomosti" («Ведомости») me referim tek burimet e veta në dikasteret ushtarake të vendit.

Para së gjithash, fjalë bëhet për evakuimin e ushtarakëve dhe qytetarëve të tjerë rusë nga pika e logjistikës e Flotës Ushtarake Detare të Rusisë në Tartus. Atje ndodhen rreth 100 veta. Gjithsej në Siri, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme ruse, jetojnë afërsisht 100.000 rusë.