Komisioni i Lartë Zgjedhor i Egjiptit shtyu kohën e shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në vend. Kjo kushtëzohet nga domosdoshmëria për të shqyrtuar ankesat e paraqitura prej kandidatëve.

Shpallja e rezultateve të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve të 16 qershorit ishte planifikuar pas 5 ditësh. Tani, sipas njoftimit të KQZ-së, rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt do të shpallen të shtunën ose të dielën.

Fundjavën e kaluar në Egjipt përfundoi raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarin e ri të shtetit. Në të morrën pjesë ish-Kryeministri Ahmed Shafiq dhe përfaqësuesi i lëvizjes islamike "Vëllazëria Myslimane" Mohammed Mursi. Shtabet zgjedhore të dy rivalëve kanë deklaruar tashmë për fitoren e kandidatëve të tyre.