Lojtari më i mirë i Ligës Kombëtare të Hokeit (NHL) për sezonin 2011-2012 u shpall sulmuesi rus i Pittsburgh Penguins Club Eugjeni Mallkin. Në Las Vegas (SHBA, shteti Nevada) u mbajt ceremonia solemne e dhënies së çmimeve NHL Awards.

25-vjeçari kampion bote në përbërje të ekipit kombëtar rus të hokeit dhe lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror, që u zhvillua së fundmi, fitoi gjithashtu dhe çmimin Ted Lindsay Awards, i cili i jepet lojtarit që ka dhënë kontributin më të madh në suksesin e ekipit të tij. Përveç kësaj, Mallkin, i cili ka mbledhur më shumë pikë sipas sistemit "gol plus pasim" - 109 (50+59) në sezonin aktual të NHL, meritoi dhe çmimin Art RussTrophy.