Fati i azilkërkuesit politik në Ekuador, themeluesit të “WikiLeaks” Julian Assange do të vendoset brenda 24 orëve të ardhshme. Kjo është deklaruar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të këtij vendi të Amerikës Latine.

Julian Assange të martën e kaluar papritur mbërriti në Ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe kërkoi azil politik atje. Policia e Londrës deklaroi të mërkurën në mëngjes se themeluesi i “WikiLeaks” është në pritje të arrestimit për shkak të shkeljes së kushteve të lirimit me dorëzani.

Siç u theksua nga përfaqësuesit e zbatimit të ligjit dhe MPJ britanike, ai do të arrestohet menjëherë sapo të largohet nga ndërtesa e misionit diplomatik të Ekuadorit.