Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev mbërriti në Rio de Janeiro, ku do të marrë pjesë në Konferencën e OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm Rio+20.

Në forum do të marrin pjesë më shumë se 135 kryetarë shtetesh dhe qeverish. Çështjet kryesore të negociatave, të cilat do të kërkojnë një marrëveshje në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, mbeten: heqja e subvencioneve për karburantet fosile, transferimi i teknologjisë, mbështetja financiare për zhvillimin e qëndrueshëm si dhe statusi i Programit të OKB-së për mjedisin.