Në kryeqytetin verior të Rusisë sot filloi punën Forumi Ekonomik Ndërkombëtar.

Motoja e platformës aktuale, në të cilën për të 16-in vit radhazi do mblidhen politikanë të njohur, drejtues të suksesshëm të sferës së biznesit dhe financierë me peshë, do të jetë "Lidershipi efektiv".

Sipas traditës, me fjalimin e vet do të hapë sesionin plenar të Forumit dhe do t’i japë tonin diskutimeve Presidenti i Rusisë. Pritet që Vladimir Putin të përmbledhë në të rezultatet e takimit të “G-20”, që përfundoi në Meksikë, të analizojnë masat anti-krizës që po ndërmerren nga bashkësia ndërkombëtare si dhe të ndalet në masat prioritare për zhvillimin e ekonomisë ruse, sektorit financiar, përmirësimin e klimës së investimeve në vend.