Njerëzit e dhënë pas dietave që këtej e tutje mund të mos preokupohen më për mënyrat e reduktimit të peshës trupore me mundime sa më të pakëta. Studimet tregojnë se tani kjo mund të arrihet thjesht duke ndryshuar ngjyrën e pjatave. Hulumtim i ri sugjeron se ata që dëshirojnë të humbasin në peshë duhet të mendojnë jo më për menunë, por për ngjyrën e pjatave me të cilat ata hanë.

Hulumtuesit arritën në konkluzionin se kur ushqimi "shkrihet", pra njehësohet me ngjyrën e pjatës, njerëzit hanë atëhere 20% më shumë se sa kur konsumojnë po të njëjtën gjellë, por në pjatë me ngjyrë të ndezur, të spikatur, që kontraston me ushqimin.

Përveç kësaj, pjata e gjelbër mund të përdoret si një mënyrë për të "gënjyer" vizualisht fëmijët dhe për t'i shtuar atyre më shumë perime, të cilat janë jashtëzakonisht të dobishme për organizmin në rritje.