Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar në kufi me Iranin një militant francez me origjinë algjeriane të dyshuar për lidhje me “Al-Qaeda”.

Zyrtarët pakistanezë thonë se i ndaluari mund të jetë një nga bashkëpunëtorët e njërit prej udhëheqësve të “Al-Qaeda” Yunis al-Mauritani, i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar.

Mbi rrethanat e ndalimit të militantit nuk njoftohet asnjë hollësi.