Rusia në të ardhmen mund të bëhet rimorkiator i ekonomisë botërore. Një opinion të tillë shprehu në një intervistë me Agjencinë RIA Novosti (Lajmet) pjesëmarrësi i Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF), Drejtor Ekzekutiv i Bankës japoneze Mizuho Corporate Bank Atsushi Narikava.

Sipas fjalëve të tij, Rusia po bëhet gjithnjë e më atraktive për kompanitë japoneze jo vetëm si një vend me burime shumë të pasura natyrore, por edhe si treg konsumi në rritje intensive. Forumi, i cili do të hapet të enjten (më 21 qershor), demonstron dinamizmin e politikës dhe ekonomisë ruse dhe mundëson zgjidhjen e problemeve të rëndësishme me pjesëmarrësit e nivelit më të lartë, tha Atsushi Narikava.