Mitt Romney, ish Guvernatori i shtetit amerikan Massachusetts, e quajti përsëri Rusinë "kundërshtare gjeopolitike" të Shteteve të Bashkuara.

Rusia pengon vazhdimisht përpjekjet amerikane në OKB. Ne nuk jemi armiq dhe nuk luftojnë me njëri-tjetrin, por Rusia është kundërshtarja jonë gjeopolitike, tha Romney në një intervistë me Radiokompaninë Fox News.

Në fund të marsit Mitt Romney bëri një deklaratë që shkaktoi polemika në SHBA dhe vende të tjera, duke e quajtur Rusinë "rivale gjeopolitike № 1 të SHBA-ve".

Në zgjedhjet e fundit paraprake në SHBA Mitt Romney tashmë ka fituar numrin e nevojshëm të votave për t'u bërë kandidat presidencial i Partisë Republikane në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të nëntorit. Zyrtarisht kandidatura e tij do të miratohet në fund të gushtit në Kongresin kombëtar të partisë në Tampa të shtetit Florida.