Sipas sondazheve të fundit të "Levada-Center", gjysma e rusëve nuk e shikon me besim e optimizëm të ardhmen. Sipas mendimit të tyre, për të siguruar minimumin e domosdoshëm për jetesë për çdo anëtar të familjes ruse është e nevojshme shuma mujore prej jo më pak se 12 mijë rubla (rreth $ 400), ndërsa për të bërë një jetë të denjë - më shumë se 27 mijë rubla (rreth $ 900).

Më tepër se gjysma e rusëve (56%) besojnë se aktualisht “jeta në Rusi është e vështirë, por e suportueshme megjithatë". Pothuajse gjysma e qytetarëve rusëve (48%) nuk e shikon me besim të ardhmen.

Shuma e minimumit të domosdoshëm për jetesë për tremujorin e III të vitit 2011, në tërësi në Rusi, rezultoi 6.287 rubla (200 dollarë) për frymë popullsie (sipas vendimit të Qeverisë së vendit të datës 12.21.2011).