Në akuatorin e Oqeanit Paqësor, pranë vargut të ishujve Aleutian, u regjistrua një tërmet me magnitudë prej 6.3 ballë.

"Ngjarja sizmike ndodhi të mërkurën më 3:56 sipas orës lokale (të martën më 19:56 sipas orës së Moskës, GMT). Epiqendra e tij u fiksua në një thellësi prej 54.2 kilometrash nën shtratin e detit në largësinë rreth 390 km në drejtim të Alaskës nga fshati rus Nikolskoe, që gjendet në ishullin e Beringut - një nga Ishujt Commander", - tha përfaqësuesi i shërbimit lokal gjeofizik.

Ai theksoi se lëkundje të ndjeshme nëntokësore në territorin e Gadishullit të Kamçatkës nuk ka patur. Kërcënimi i cunamit nuk është parashikuar, nuk ka gjithashtu viktima apo dëme.