0Kësaj here mbrëmja do t’i kushtohet tërësisht operas, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Public Relations (PR) menaxherja e koncertit "Buqeta e operas” Maria Lototskaja:

- Çdo vit administrata e qytetit Shën Petersburg me mbështetjen e Forumit të Petersburgut i bën publikut dhe mysafirëve të tij një dhuratë me të vërtetë të paharrueshme. Ky është koncerti falas në sheshin kryesor të qytetit. Në skenë do të dalin mjeshtrat e operas Dimitri Hvorostovski, ylli i operas koreane Sumi Jo dhe mrekullia 12-vjeçare - këngëtarja soprano Jackie Ivanko, e cila vjen për herë të parë në Rusi dhe për herë të parë ajo do të debutojë në Sheshin Dvorcovaja (russ. Дворцовая Площадь).

Më 21 qershor, në ditën e parë të forumit, do të mbahet pritja tradicionale në emër të Guvernatorit të Shën Petersburgut. Këtë vit organizatorët e saj premtojnë jo thjesht një darkë solemne për mysafirët e lartë, por edhe një program të teatralizuar. Ai do të paraqesë në vetëvete një spektakël përrallor ujor.

Teatri Mariinski është një nga platformat kryesore të programit kulturor të Forumit të Shën Petersburgut. Në ditën e fundit pjesëmarrësit dhe mysafirët e tij mund të shikojnë baletin klasik "Liqeni i mjellmave” (“Swan Lake”), e cili çdo vit pritet me ovacione të bujshme. Kurse më 21 qershor do të shfaqet premiera e këtij sezoni - versioni skenik i "Rekuiem" të Giuseppe Verdi. Atë e vuri në skenën e Teatrit Mariinsky regjisori i mirënjohur Daniele Finzi Pasca, tha atasheu për shtyp i Teatrit Oksana Tokranova:

- Veprën “Requiem” historianët e muzikës shpesh herë e quajnë si operan e 26 të Giuseppe Verdi. Teatri ka ftuar për vënien e “Requiem” në skenë magjistarin e mrekullueshëm, kllounin, regjisorin Daniele Finzi Pasca, i cili është i njohur për publikun rus nga shou Cirque du Soleil. Ai dhe ekipi i tij tashmë kanë vënë tek ne në skenë vitin e kaluar operan "Aida" të Verdit në sallën e koncerteve.
Ditën tjetër në Teatrin Mariinski artistëve të rinj do t’u dorëzohet çmimi "Zërat e rinj të Mont Blanc". Kurse më pas do të jepet një koncert gala nën dirigjimin e të famshmit Valeri Gergiev, në të cilin do të marrë pjesë ylli botëror - pianisti rus Denis Matsuev.

Gjatë ditëve të Forumit në Shën Petersburg do të zhvillohet ekspozita e veprave të Auguste Rodin: në të do të paraqiten 100 eksponate, duke përfshirë edhe skulptura të mjeshtrit, skica dhe fotografi nga arkivat personale të tij. Në ditën e fundit të Forumit të përvitshëm të Shën Petersburgut zhvillohet edhe një ngjarje tjetër e rëndësishme për qytetin - mbrëmja e maturës e të porsadiplomuarve "Velat flakë të kuqe” (russ. «Алые паруса»). Në lumin Neva do të realizohet një show multi-mediatik me drita me përmasa mjaft të gjera.

Julia Asheullova, Polina Çernica